Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Kijevë të Malishevës, ku një person ka mbetur i vrarë.
Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se motivi i vrasjes dyshohet të lidhet me një pronë, teksa i dyshuari është nipi i viktimës.
Mësohet se i dyshuari jetonte në Angli dhe para pak ditësh ka ardhur në vendlindje.