Pagat për zyrtarët publikë duket të jenë ekzekutuar sërish pa shtesa.
Dhe si shkak i ankesave të zyrtarëve, janë deklaruar edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).
Përmes një komunikate të para pak çasteve, kanë bërë të ditur se pas përmirësimeve, diferencën do ta marrin në mënyrë retroaktive.
“Edhe gjatë muajit prill, komisioni për shtesën për kushte specifike ka pranuar një numër të lartë kërkesash nga zyrtarët publik, dhe me qëllim që të evitohen gabimet, të gjitha kërkesat janë duke u shqyrtuar me kujdes dhe për këtë ende nuk ka përfunduar puna e komisionit. I njoftojmë të gjithë zyrtarët publik se pas përmirësimeve diferencën do ta marrin në mënyrë retroaktive për të gjithë muajt që nga hyrja në fuqi e ligjit për paga në sektorin publik”, është thënë në njoftim.