Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Këta janë deputetët më të zëshëm në Kuvendin e Kosovës -

Këta janë deputetët më të zëshëm në Kuvendin e Kosovës

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar raportin e monitorimit të punës së Kuvendit për vitin 2022. Në raport është publikuar edhe aktiviteti i deputetëve në Kuvendin e Kosovës për vitin 2022.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka qenë bindshëm më aktivi në vitin që e lamë pas. Plot 96 deklarata në Kuvend i ka patur Tahiri në vitin e kaluar.

Bekim Haxhiu dhe Abelard Tahiri kanë qenë poashtu tejet të zëshëm në detyrën e tyre. Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri dhe “Kamishi” kanë patur plot 65 deklarime në parlament.

Në listën e top 30 deputetëve më të zëshëm qëndrojnë lart deputetet e PDK-së.

Adnan Rrustemi ka qenë deputeti më aktiv në deklarata gjatë vitit të kaluar. Plot 60 deklarime ka patur deputeti lipjanas.

Armend Muja është i dyti në rënditje, para shefes së grupit Mimoza Kusari-Lila dhe deputetes Jeta Statovci.

Armend Zemaj ka qenë deputeti më i zëshëm nga LDK. Plot 54 deklarime i ka patur Zemaj, dy më shumë se Driton Selmanaj që është i dyti në rënditje.

Hykmete Bajrami ka qenë deputetja më e zëshme nga LDK, ndërsa Time Kadriaj deputetja më aktive nga AAK.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *