Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Deputetëve që rrallë iu ndihet “zani” në Kuvend -

Deputetëve që rrallë iu ndihet “zani” në Kuvend

Marrin goxha para, e kanë paga të larta. Por nuk preferojnë të flasin. Këta janë deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës, të cilëve rrallë u ndihet zëri.

Nuk janë të pakët deputetët të cilët janë të pranishëm në seanca, nga të cilat marrin dhe meditjet, por jo dhe të interesuar të flasin, për çështje të cilat i preokupojnë qytetarët, nga të cilët dhe janë votuar.

Listës së deklaratave të pakta nga deputetët shqiptar, i prinë deputeti Behgjet Pacolli me vetëm një deklaratë në seancat e Kuvendit, për vitin 2022.

Të dhëna këto të cilat janë publikuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), “DOBËT: Raport i monitorimit të punës së Kuvendit të Kosovës për vitin 2022”.

E deputetët të cilët gjatë vitit 2022 nuk kanë qenë aspak aktiv në seanca, janë dhe Gramos Agusholli, Halil Thaçi dhe Luan Aliu LV, të cilët gjatë gjithë vitit 2022 janë deklaruar vetëm nga tri herë.

E më pak aktiv se sa këta janë dhe deputetja Adelina Grainca LV, Adriana Matoshi, Shqipe Isufi dhe Yllëza Hoti LV, të cilat janë evidentuar me vetëm nga tri deklarata.

E aspak aktiv gjatë vitit 2022, nuk kanë qenë as deputetët të cilët konsiderohen të zëshëm si Mefail Bajqinovci i VV-së, i cili gjatë tërë vitit i ka vetëm dy deklarata. E pasiv në seanca si Bajçinovci, del të jetë dhe deputeti tjetër i VV-së Salih Zyba, Saranda Bogujevci dhe Nasuf Bejta, të cilët vetëm dy herë gjatë vitit e kanë marrë fjalën.

Në listë me deklarata të pakta janë dhe Gazmend Gjyshinca, Gani Krasniqi, Fitim Uka dhe Fitim Haziri nga LV me vetëm nga katër deklarata.

E pak më aktiv se kolegët e tyre, me nga pesë deklarata gjatë gjithë vitit janë Duda Balje, Avni Dehari LV, Alban Bajrami dhe Ardian Kastrati PDK.

E listës së deputetëve “Përtac”, i shtohen dhe Marigona Geci LDK, Labinotë Demi-Murtezi LV, Haxhi Avdyli LV, Fatmir Humolli, Arta Bajralia LV dhe Arber Rexhaj LV me nga gjashtë deklarata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *