Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Statistika pozitive: Ministri Murati raporton rritje të ekonomisë në Kosovë -

Statistika pozitive: Ministri Murati raporton rritje të ekonomisë në Kosovë

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se numri i bizneseve që janë hapur në tremujorin e parë të këtij viti ka shënuar rekord.

Sipas Muratit, për këta tre muaj janë regjistruar 3 mijë e 86 biznese të reja, raporton Express.

Duke iu referuar këtyre të dhënave, Murati ka thënë se ekonomia e vendit po vazhdon zgjerimin përkundër krizave globale.

“Në tremujorin e parë të vitit 2023 janë regjistruar gjithsej 3,086 ???? biznese të reja, që paraqet shifrën më të lartë të regjistruar ndonjëherë. Lajmi tjetër i mirë është që në sektorin e prodhimit ???? janë hapur 353 biznese të reja, që e vendos si sektorin e dytë, menjëherë pas tregtisë. Sipas komunave, prin Prishtina me 862 biznese të hapura, që len pas Ferizajn me 267 biznese të hapura, kurse në vendin e tretë është Prizreni me 261 biznese të hapura”, ka shkruar Murati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *