Sot është 1 Maji – Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve.
Përkundër që në shumë vende të botës, në këtë ditë, protestohet për drejtat e punëtorëve, në Kosovë shënohet në një mënyrë tjetër.
Shumë qytetarë zgjedhin ta festojnë në mënyra të ndryshme.
Në liqenin e Batllavës, sot është parë një numër i madh i vizitorëve, për të shënuar ditën e 1 majit.
Në pamjet të publikuara nga Indekskonline shihet edhe prezenca e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.