Ndikimi i masave të fuqishme ciklonike nga Italia do të vjen duke u zbehur.
Dje dhe sot pati vranësira, intervale kohore me diell dhe rrebeshe të izoluara shiu të cilat në disa vise ishin intensive, megjithatë në shumë vise nuk pati fare reshje dhe parashikimet tona për reshje paksa më të përhapura nuk dolën krejtësisht të sakta.
Sidoqoftë, edhe sonte orëve të vonshme ka shanse për rrebeshe lokale shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.
Nga nesër (e premte) do të kemi përmirësim të motit, megjithatë mbeten vranësira dhe shanse për ndonjë rigë afatshkurtër shiu.
Përmirësim më substancial na pret të shtunën kur parashihet të kemi më shumë diell dhe më pak vranësira. Po ashtu do të kemi rritje më të ndjeshme të temperaturave.
Temperaturat maksimale në Kosovë të shtunën pritet të jenë pak mbi 20 gradë Celsius, ndërsa të dielën deri në 25 gradë Celsius. Normalisht në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore (zona e Shkupit) edhe ndonjë gradë më lartë.
E diela parashihet të jetë ditë kryesisht stabil dhe më e ngrohta, me gjasa për ndonjë rigë ose rrebesh të izoluar shiu orëve të vonshme të pasdites.