Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Vuçiq paralajmëron: Do të ketë krizë në veri të Kosovës -

Vuçiq paralajmëron: Do të ketë krizë në veri të Kosovës

Presidenti i Serbisë, po pretendon se e di se çka do ndodh me datën 28 të këtij muaji, në Zveçan, Zubin Potok, Leposaviq, e veri të Mitrovicës.

Në këto katër komuna më 23 prill u mbajtën zgjedhjet për pushtet lokal, të cilat serbët i bojkotuan me të madhe.

Aleksandar Vuçiq, thotë se autoritetet kosovare kanë në plan që të marrin objektet e Kuvendeve Komunale që funksionojnë me sistem serb e t’i vendosin aty kryetarët e sa po zgjedhur.

“Më 28 maj ndodh ajo që ata hyjnë në ato zyre, ata vetëm se ndodhen aty. Por populli jonë në qetësi e përcolli situatën dhe vendosi pastaj dhjetë herë më shumë flamuj të Serbisë, që të dihet ku e si jetojnë. Ata presin ndonjë provokim të ri se kush ku po vendos flamujt, ku dhe cilin polic do e dërgojnë e kënd ta maltretojnë e kënd ta arrestojnë. Njerëzit në Evropë e kanë kuptuar këtë dhe ishte reagim I mirë I tyre, sepse nuk mund të ua sqarosh si dikush e merr pushtetin me 3.4% të votave”, tha Vuçiq.

Vuçiq, foli edhe për takimin e 2 majit që e kishte në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, e ku e prezantua draft-statuti i parë i Asociacionit. Sipas tij dokumenti ishte i papranueshëm për palën kosovare.

“Ai (Kurti) tha që nuk I pëlqen asnjë pikë se është e gjitha kundër Kushtetues. Këtu e kuptoni se krejt loja është tentim që të thyhet Serbia, e cila është gjithnjë e gatshme për dialog e bisedime, por të jemi kaq budallenjtë sa dikush e mendon, kjo nuk është e mundur”, shtoi i pari i shtetit serb.

Vuçiq, theksoi se në rrethin e dialogut të mbajtur të martën kishte tentime që të bëhet ndryshim i planit të zbatimit që sipas tij ishte një veprim me qëllimin që Serbia ta njeh Kosovën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *