Gazetari, Valon Syla ka thënë në emisionin Pressing në T7 se gratë nuk duan të jetojnë në fshat dhe vijnë të punojnë në Prishtinë për paga shumë më të ulëta.
Syla tha se të merresh me fermë në këtë kohë është shumë profitabile dhe mund të fitohen me mijëra euro. Ai ka kërkuar që shteti të ndërhyjë dhe të tregojë për potencialin që ka jeta në fshat, krahasuar me atë në qytet.
“Nuk dëshirojnë të jetojnë në katund. Dojnë shtëpi në Rrugën B. Të dalin te ajo shëtitorja të ecin. Binde ti një grua që të jetojë në Rahovec duke mbjellur speca. Më parë vjen jeton në Prishtinë e punon naj punë në qeveri dhe kështu i humb 68 mijë euro që mund t’i fitonte nëse merret me fermë”, tha ai.