Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Ia thyen brinjët të moshuarit, as mbrojtja nuk e di kur nis gjykimi për tre policët -

Ia thyen brinjët të moshuarit, as mbrojtja nuk e di kur nis gjykimi për tre policët

Ende nuk është caktuar data se kur do të mbahet seanca gjyqësore ndaj tre policëve të cilët po hetohen për rrahjen brutale që i kishin bërë një 66 vjeçari nga Gjakova pasi ai nuk iu kishte bindur udhërave të policëve dhe kishte kaluar semaforin në të kuqën. Adrian Lukaj, Betim Hasi dhe Edison Kelmendi janë në pritje të daljes para gjykatës për veprat penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” dhe “Lëndim i rëndë trupor”.

Avokati mbrojtës i Edison Kelmendit, Salih Mekaj tha për Insajderin se ende nuk është caktuar data e seancës.

“Nuk e di. Nuk kemi informacion. Kurdo që të na thërrasin na do të marrim pjesë”, tha shkurt avokati Mekaj për Insajderin.

Në shkurt të vitit të kaluar, këta tre policë bashkë me katër kolegë të tjerë kanë bërë për spital një mërgimtar të moshuar nga Gjakova. Mërgimtarit kishte ardhur për pushime në vendlindje. Kalimi në semafor në të kuqen dhe mos bindja e urdhërave të poilcëve i kushtoi atij me tre brinjë të thyer.

Si kishte ndodhur rasti?

Qytetari në fjalë është B.B, rreth 60-vjeçar, i cili punon dhe vepron në Holandë, nuk kishte respektuar rregullat e komunikacionit dhe nuk u ishte bindur urdhrave të policëve.

“Të njëjtit i vihen pas me veturën e tyre zyrtare, ku i dëmtuari së pari nuk ndalet por pas një kohe ndalon, del nga vetura duke iu kërkuar falje zyrtareve policore dhe iu thotë se është i sëmure. Njëri zyrtar policorë menjëherë e godet me grusht në kokë duke e rrezuar në tokë, dhe më pas te gjithë bashke e sulmojnë fizikisht të dëmtuarin duke e goditur me grushte e shqelma në koke e pjese te ndryshme te trupit”, njofton prokuroria.

Fillimisht shtatë zyrtarë policorë janë suspenduar nga puna, për shkak të dyshimit se kanë keqtrajtuar një qytetar në Gjakovë, i cili nga keqtrajtimi dyshohet se ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i janë thyer tre brinjë.

Pas suspendimit, gjatë hetimeve Prokuroria Themelore në Gjakovë dhe Inspektoratit Policor, kishte dyshuar se tre zyrtarët, Adrian Lukaj, Betim Hasi dhe Edison Kelmendi kanë kryer veprën penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” dhe “Lëndim i rëndë trupor” dhe si rezultat i këtij hetimi, me urdhër të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, IPK ka arrestuar dhe dërguar në mbajtje të tret.

Gjykata Themelore në Gjakovë, ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji tre zyrtarëve policorë, por më pas Gjykata e Apelit i kishte liruar në arrest shtëpiak.

Pas disa muajve, Prokuroria Themelore e GJakovës kishte ngritur aktakuzë ndaj pesë policëve, Betim Hasi, Edison Kelmendi, Ardian Lukaj, Euron Kabashi, Erik Gashi.

Siç përshkruhet në aktakuzë, në ditën kritike viktima B.B pasi nuk respektoi sinjalizuesin e semaforit zyrtarët policorë i vihen pas, për ta sulmuar fizikisht. Pasi del nga vetura goditet me shqelma e boksa, shkruan Insajderi.

“Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë kundër pesë policëve me inicialet B.H., E.K., A.L., E.K., dhe E.G., për shkak të veprave penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare apo autorizimeve publike në bashkëkryerje”, si dhe, “Lëndim i rëndë trupor në bashkëkryerje”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Sipas aktakuzës, më 04 shkurt 2021, në Gjakovë, të pandehurit B.H., E.K., A.L., E.K., dhe E.G., duke vepruar në bashkëkryerje, në cilësinë e zyrtarëve policorë, gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, keqpërdorin autorizimet e tyre duke keqtrajtuar, frikësuar e fyer rëndë, personin tjetër, të dëmtuarin B.B.

“Ditën kritike, pasi të pandehurit e vërejnë se i dëmtuari nuk i përmbahet sinjalizuesit të semaforit, të njëjtit i vihen pas me veturën e tyre zyrtare, ku i dëmtuari së pari nuk ndalet por pas një kohe ndalon, del nga vetura duke iu kërkuar falje zyrtareve policore dhe iu thotë se është i sëmure. Njëri zyrtar policorë menjëherë e godet me grusht në kokë duke e rrezuar në tokë, dhe më pas te gjithë bashke e sulmojnë fizikisht të dëmtuarin duke e goditur me grushte e shqelma në koke e pjese te ndryshme te trupit”, njofton prokuroria.

Me këto veprime, prokuroria thotë se policët kanë kryer veprën penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare apo autorizimeve publike në bashkëkryerje”, nga neni 195 paragraf 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

“Gjithashtu, me datë, kohë e vend të njëjtë, të pandehurit B.H., E.K., A.L., E.K., dhe E.G., duke vepruar në bashkëkryerje, gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, me dashje i shkaktojnë lëndim të rëndë trupor, të dëmtuarit B.B., duke e goditur së pari në kokë, ku pas rrëzimit në tokë e kanë goditur me grushte e shqelma në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, ndrydhje të indeve të buta të kraharorit, thyerje të brinjëve, gjakderdhje nen lëkurorë në regjionin e veshit e të nofullës, e dëmtime të tjera të përshkruara në ekspertizën mjeko ligjore të grupit të ekspertëve”, njofton tutje prokuroria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *