Një 28-vjeçare është vrarë mbrëmë me një plumb në kokë. Ngjarja ndodhi rreth orës 2 në kopshtet e Piazza delle Nazioni, ngjitur me stacionin e trenit, në Savona, shkruajnë mediat italiane.
Ka qenë vetë autori, i cili ka denoncuar vrasjen duke thënë se ka qëlluar 28-vjeçaren. Shërbimet e emergjencës shkuan menjëherë në vendngjarje, por 28-vjeçarja ishte e pajetë.
Autori i dyshuar u arrestua. Ai është identifikuar si Sefayou Sow, 27 vjeç dhe viktima Danjela Neza, me origjinë shqiptare. Kjo e fundit ishte e punësuar në sektorin e restoranteve. Duket se fundi i lidhjes së tyre është në zanafillën e vrasjes.
Pranë vendit të vrasjes është gjetur pistoleta gjysmë automatike e kalibrit 22. Dyshohet se shkak është bërë fundi i lidhjes mes tyre. Mbrëmjen e djeshme, viktima është grindur me autorin dhe e ka ofenduar.
Dyshohet se 28-vjeçari më pas ka marrë armën nga bagazhi i makinës dhe e ka qëlluar.