Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Çka është Fondi Sovran? Kështu pritet të veprojë -

Çka është Fondi Sovran? Kështu pritet të veprojë

Kjo konferencë është e organizuar nga Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung (FES), në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit.

Ndërkaq, nga Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung kanë thënë se konferenca, e cila do të zhvillohet në hotelin “Emerald”, ka të bëjë me prezantimin e reformës më të madhe ekonomike në Kosovë në fushën e menaxhimit të aseteve shtetërore, raporton Klankosova.tv.

Thonë po ashtu se që nga viti 2021, “dy grupe pune ekspertësh janë përfshirë në këtë proces të rëndësishëm të reformës ekonomike dhe legjislative, të përfunduar me një projektligj përfundimtar”.

Fondacioni FES thotë se konferenca e Fondit Sovran të Pasurisë së Kosovës do të mbledhë përfaqësues të Fondit Sovran të Pasurisë në Evropë, politikë dhe vendimmarrës ndërkombëtarë, pjesëmarrës nga institucionet ndërkombëtare dhe vendore, drejtorë të ndërmarrjeve publike, grupe të ekspertëve, shoqëri civile dhe media.

Por, çka dihet deri më sot për Fondin Sovran të Republikës së Kosovës?

Fondit Sovran pritet t’i bartet pasuria më e rëndësishme publike e Kosovës.

Kjo ka nisur të rregullohet përmes një Projektligji për Fondin Sovran, i cili u publikua më 13 mars dhe deri më 2 prill ka qenë në konsultim publik. Pas konsultimeve, është paraparë që të procedohet për miratim në Qeveri dhe më pas në Kuvendin e Kosovës. Por, deri më tani nuk ka ndonjë informatë se çfarë ka ndodhur me të.

Projektligji e definon Fondin Sovran si institucion investues dhe zhvillimor të Kosovës. Kapitali themeltar i Fondit Sovran, siç thuhet në projektligj, është 20 milionë euro dhe mbulohet nga Qeveria e Kosovës.

Përmes administrimit të ndërmarrjeve dhe aseteve të Kosovës, Fondi Sovran synon “zhvillimin e vendit dhe mirëqenien e qytetarëve”.​

Në projektligj thuhet se Fondi Sovran do të menaxhojë me pasurinë e rëndësishme të Kosovës duke rritur vlerën, performancën dhe kthimin në investimet që do të bëhen.

Në këtë pasuri, me të cilën do të menaxhojë Fondi Sovran, hyjnë ndërmarrjet publike të shtetit, ndërmarrjet shoqërore dhe asete, të cilat aktualisht menaxhohen nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP).

Por, ky ligj nuk zbatohet ndaj ndërmarrjeve publike në pronësi të drejtpërdrejtë të Republikës së Kosovës ose komunave.

Sipas vlerësimeve të grupit punues të Projektligjit për Fondin Sovran, disa nga ndërmarrjet publike, të cilat janë identifikuar se mund t’i barten Fondit Sovran, janë:

Korporata Energjetike e Kosovës

Telekomi i Kosovës Posta e Kosovës

Kombinati metalurgjik Trepça

Trainkos-i Infrakos-i

Fondit Sovran do t’i barten nga Agjencia Kosovare e Privatizimit edhe disa ndërmarrje shoqërore dhe asete.

Sipas AKP-së, me potencial ekonomik të lartë janë 94 asete dhe rreth 48 mijë hektarë tokë që mund t’i barten Fondit Sovran.

Nëntëdhjetë e katër asetet përfshijnë: miniera, ndërtesa administrative e lokale, fabrika, hotele, ferma, depo të ndryshme, pika të karburanteve, qendra rehabilituese, zyra, toka bujqësore të të gjitha kategorive e të tjera.

Fondi Sovran, sipas projektligjit, po ashtu ka në funksion edhe themelimin e ndërmarrjeve të reja si dhe mund të investojë në tregje financiare dhe tregje të kapitalit brenda dhe jashtë vendit. /Klankosova.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *