Sadri Ramabaja është ngritur nga ulësja e tij në emisionin Pressing në T7 dhe nuk ka pranuar të rri në të njëjtën studio me Parim Ollurin.
Ramabaja po debatonte me panelistët për arritjet e qeverisë, kur i ndërhyri Olluri i cili nuk e la të fliste dhe të përfundonte fjalinë.
“Qohu dil jashtë. Mbylle gojën, rrugaç”, i tha Olluri.
Këtu Ramabaja u zgjua.
“Ose ky ose unë. Nuk rri me ksi rrugaça. Mos më thirr kurrë më me këso”, reagoi ai.
“Dil jashtë e mos të shoh më këtu”, i tha përsëri Olluri.