Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Sa është numri i mërgimtarve në diasporë? -

Sa është numri i mërgimtarve në diasporë?

Numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit, sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, janë mbi 850 mijë qytetarë të Kosovës që jetojnë jashtë vendit.

Numri më i madh i tyre është i përqendruar në Gjermani dhe Zvicër, shkruan albinfo.ch.

Mirëpo a është real ky numër?

Në fakt një shifër e tillë lë shumë hapërsirë për debate. Në bazë të dhënave, numri i popullsisë së Kosovës, të emigruar dhe asaj me prejardhje nga Kosova është vlerësuar të jetë 850.000 banorë.

Vendin e parë në këtë listë e zë Gjermania, e cila sipas këtyre të dhënave i ka në mesin e saj  me afro 200 mijë kosovarë, duke u ndjekur nga Zvicra me afro 150 mijë e sosh. Po ashtu Italia, Sllovenia dhe Austria janë shtetet tjera ku numri i kosovarëve është i lartë.

Ekonomia e Kosovës vazhdon të ketë një varshmëri të madhe nga remitencat apo dërgesat e qytetarëve të Kosovës që jetojnë dhe punojnë në vende të ndryshme të botës. Këto mjete përgjatë viteve kanë pasur një rol të rëndësishëm në ekonominë e Kosovës, duke nxitur rritjen ekonomike dhe duke siguruar të ardhura shtesë për familjet me të ardhura më të vogla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *