Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Pasuria milionëshe e Kosovës, në duart e Fondit Sovran: Nëse futet Trusti, ka rrezikshmëri të madhe -

Pasuria milionëshe e Kosovës, në duart e Fondit Sovran: Nëse futet Trusti, ka rrezikshmëri të madhe

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu thotë se Fondi Sovran është diskutuar shumë kohë më parë, saktësisht kur Lëvizja Vetëvendosje ishte në pushtet.

Gërxhaliu thotë se Qeveria e Kosovës duhet të ketë analiza të mirëfillta në lidhje me këtë fond që sipas tij, është i zbatuar në pak vende.

“Për Fondin Sovran është biseduar shumë moti, përgjatë kampanjës zgjedhore të partisë në pushtet. Duhet vërtetë të kemi analiza të mirëfillta, duhet të kuptohet që modele të tilla janë zbatuar në Norvegji, Singaporë dhe në Kuvajë, por Kosova dallon nga diametralisht sa i përket ekonomisë të këtyre shteteve”, tha Gërxhaliu.

Sipas Gërxhaliut pasojat do të jenë shqetësuese nëse nuk shkohet me hapat e duhur, pasi siç e cek edhe ai, vendet evropiane nuk e kanë zbatuar një projekt të tillë.

“Vendet evropiane nuk e kanë zbatuar një projekt të tillë, prandaj duhet analizë e mirëfilltë që mos të bëhen gabime në hapa sepse pasojat mund të jenë shqetësuese. Këtë e them, bazuar në faktin që disa ndërmarrje publike janë në probleme shumë të mëdha financiare, në anën tjetër vetëm Trepça e ka çdo muaj afër 700 mijë euro humbje”, tha Gërxhaliu.

Gërxhaliu thotë se, nëse përmes Fondit Sovran do të futen në funksion paratë e Trustit, rrezikshmëria do të jetë e madhe.

“Prandaj, nëse mendohet që përmes Fondit Sovran të futen në funksion paratë e Trustit Pensional besoj që ka rrezikshmëri në vete, ku kam frikë se do të hapet një kuti e pandorës e cila do të ketë edhe implikime politike ku dihet që baza kryesore e synimit të këtij fondi është stabiliteti politik, e Kosova këtë nuk e ka”, tha Gërxhaliu për GazetaBlic.

Ndërsa, ekonomisti Lulzim Beqiri e sheh themelimin e Fondit Sovran si një hap shumë të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit.

Beqiri thotë se, me projektligjin për themelimin e fondit sovran kuptojmë se do të jetë fondi më i madh dhe me zhvillimor që ka pas Kosova që nga përfundimi i luftës së fundit.

“Themelimi i fondit sovran është një hap tepër i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik të Kosovës, ai do të luan rolin jetik të zhvillimit dhe mirëqenies së qytetarëve të Republikës së Kosovës. Duke u bazuar në projektligjin për themelimin e fondit sovran kuptojmë se do të jetë fondi më i madh dhe me zhvillimor që ka pas Kosova që nga përfundimi i luftës së fundit, siç parashihet fillimisht fondit sovran do ti bashkohen ndërmarrjet publike me qarkullimin më të madh dhe kjo është një mundësi e mirë e zhvillimit të shumë sektorëve sidomos në prodhim e eksport jashtë vendit”, thotë Beqiri.

“Sipas Institutit të Fondeve të Pasurive Sovrane (IFPS), aktualisht në botë janë mbi 150 fonde sovrane të cilat luajnë rol jetik në ekonomin e shteteve të tyre, prandaj mendoj se edhe fondi ynë sovran do të luaj rol zhvillimor, madje do të kanalizoj qartë edhe ecurinë e zhvillimeve kapitale dhe infrastrukturore në vend”, shtoi Beqiri.

Sipas Beqirit, Fondit Sovran duhet t’i bashkangjitet edhe fondi i kursimeve pensionale.

Ndërsa, ai e sheh si të domosodoshme që Trepça, KEK-u dhe Infrakos të gjejnë mbështetje të ky fond.

“Mendoj se fondit sovran duhet ti bashkëngjitet edhe fondi i kursimeve pensionale si kontribuues i zhvillimit të vendit. Janë shumë ndërmarrje publike që kanë nevojë për mbështetje të fondit sovran në mënyrë që të rrisin edhe profitin e tyre edhe zhvillimin e një ambienti konkurrues, Trepça ka kapacitet të jashtëzakonshëm zhvillimor, pastaj KEK, InfraKos e shumë kompani serioze shtetërore”, thotë Beqiri.

“Prandaj në prizmin e zhvillimit ekonomik fondin e shoh si drita e parë e një zhvillimi të qëndrueshëm afatgjatë zhvillimor, ky fond është strategjia e duhur sa i përket aktualitetit ekonomik në vend, rajon e Evropë”, tha Beqiri

Ndërsa, gjatë ditës së djeshme kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova është afër themelimit të Fondit Sovran, i cili do të krijojë profit për shtetin.

Ai ka thënë se themelimi i këtij fondi do të jetë bazë e qëndrueshme për zhvillimin e ekonomisë së Kosovës.

“Jemi një hap afër miratimit të projektligjit dhe me këtë kurorëzimin e idesë që ka nisur me koncept-dokumentin mbi Fondin Sovran, të udhëhequr nga Besnik Pula, vitin e kaluar. Qeveria jonë qëndron fuqishëm pas këtij vizioni, duke besuar se nisma e tillë do të rezultojë me stabilizim të ekonomisë përmes diversitetit, krijim të profiteve për shtetin përmes investimeve të mençura. Ndërmarrjet publike do të bëhen pjesë integrale e Fondit Sovran”, është shprehur ai.

Kurti më tej ka përmendur disa nga ndryshimet në ndërmarrjet publike, duke thënë se janë kthyer nga ndërmarrje me humbje në ato me profit.

Çka dihet deri më sot për Fondin Sovran të Republikës së Kosovës?

Fondit Sovran pritet t’i bartet pasuria më e rëndësishme publike e Kosovës.

Kjo ka nisur të rregullohet përmes një Projektligji për Fondin Sovran, i cili u publikua më 13 mars dhe deri më 2 prill ka qenë në konsultim publik. Pas konsultimeve, është paraparë që të procedohet për miratim në Qeveri dhe më pas në Kuvendin e Kosovës. Por, deri më tani nuk ka ndonjë informatë se çfarë ka ndodhur me të.

Projektligji e definon Fondin Sovran si institucion investues dhe zhvillimor të Kosovës. Kapitali themeltar i Fondit Sovran, siç thuhet në projektligj, është 20 milionë euro dhe mbulohet nga Qeveria e Kosovës.

Përmes administrimit të ndërmarrjeve dhe aseteve të Kosovës, Fondi Sovran synon “zhvillimin e vendit dhe mirëqenien e qytetarëve”.​

Në projektligj thuhet se Fondi Sovran do të menaxhojë me pasurinë e rëndësishme të Kosovës duke rritur vlerën, performancën dhe kthimin në investimet që do të bëhen.

Në këtë pasuri, me të cilën do të menaxhojë Fondi Sovran, hyjnë ndërmarrjet publike të shtetit, ndërmarrjet shoqërore dhe asete, të cilat aktualisht menaxhohen nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP).

Por, ky ligj nuk zbatohet ndaj ndërmarrjeve publike në pronësi të drejtpërdrejtë të Republikës së Kosovës ose komunave.

Sipas vlerësimeve të grupit punues të Projektligjit për Fondin Sovran, disa nga ndërmarrjet publike, të cilat janë identifikuar se mund t’i barten Fondit Sovran, janë:

Korporata Energjetike e Kosovës
Telekomi i Kosovës
Posta e Kosovës
Kombinati metalurgjik Trepça
Trainkos-i
Infrakos-i
Fondit Sovran do t’i barten nga Agjencia Kosovare e Privatizimit edhe disa ndërmarrje shoqërore dhe asete.

Sipas AKP-së, me potencial ekonomik të lartë janë 94 asete dhe rreth 48 mijë hektarë tokë që mund t’i barten Fondit Sovran.

Nëntëdhjetë e katër asetet përfshijnë: miniera, ndërtesa administrative e lokale, fabrika, hotele, ferma, depo të ndryshme, pika të karburanteve, qendra rehabilituese, zyra, toka bujqësore të të gjitha kategorive e të tjera.

Fondi Sovran, sipas projektligjit, po ashtu ka në funksion edhe themelimin e ndërmarrjeve të reja si dhe mund të investojë në tregje financiare dhe tregje të kapitalit brenda dhe jashtë vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *