Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
"Të rriten pagat" - AAK kërkon rishikimin e buxhetit -

“Të rriten pagat” – AAK kërkon rishikimin e buxhetit

AAK-ja thërret në interpelancë Muratin, kërkon që të bëhet rishikimi i buxhetit duke përfshirë rritjen e pagave në sektorin publik

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka kërkuar që të ftohet në interpelancë ministri i Financave, Hekuran Murati.

Lajmin e ka bërë të ditur shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Besnik Tahiri.

Sipas Tahirit, ndërhyrja e Qeverisë në strukturën e të hyrave dhe të shpenzimeve buxhetore ka qenë shumë e dëmshme në rrjedhat e zhvillimit në vend duke i ngritur normat e tatimit në njërën anë, e në anën tjetër duke i bllokuar investimet kapitale.

“Vetëm për dy vjet qeverisje janë bllokuar rreth 500 milionë euro të investimeve kapitale, me çka është dëmtuar ekonomia e vendit për rreth 200 milionë euro si pasojë e inflacionit dhe vonesës se investimeve kapitale”, u shpreh Tahiri.

Tutje, ai tha se gjendja e rëndë socio–ekonomike në vend, e krijuar nga niveli i lartë i inflacionit, rritja e çmimeve të konsumit, shtrenjtimi i çmimit të energjisë dhe vendimi për rritjen e tatimit në pronë, ka bërë që qytetarët të përballen me vështirësi të shumta.

Sipas Tahirit, rritja e pagave në sektorin publik do të ishte zgjidhje që do të lehtësonte sado pak këtë situatë, pasi kjo është kërkesë e kohës.

“Kjo rritje do të duhej të ndodhte menjëherë me rishikimin buxhetor dhe kjo do të ndikonte në rritjen e konsumit të përgjithshëm por edhe indirekt në rritjen e pagave në sektorin privat. Nëse ky veprim nuk ndodh menjëherë, Kosova rrezikon të zbrazet dhe të mbes pa shumë profesionistë të zotë”, tha ai.

Tahiri ka përfunduar se kërkesë e Grupit Parlamentar të AAK-së është që të sillet sa më parë në Kuvendin e Kosovës rishikimi i buxhetit për vitin 2023 dhe të përfshihet në këtë rishikim rritja e pagave në sektorin publik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *