Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Gjykata merr vendim për Urim Hysenin që vrau nënën e tij mizorisht në Pejë -

Gjykata merr vendim për Urim Hysenin që vrau nënën e tij mizorisht në Pejë

Muajin e kaluar u shënua krimi më çnjerëzor që ka ndodhur ndonjëherë në Kosovë. I riu Urim Hyseni nga Peja dyshohet se vrau në mënyrë mizore nënën e tij, Hyrijen. Për më tepër, ai dyshohet se kreu akte kanibalizmi, duke i pirë gjakun së ëmës. Pas një muaji në paraburgim, Gjykata ka marrë vendim për vazhdimin e masës së sigurisë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se Gjykata Themelore në Pejë ka vendosur që t’ia vazhdojë masën e paraburgimit edhe për dy muaj.

Gazeta Sinjali pati publikuar detaje të rënda nga dosja lidhur me këtë rast, të cilat i gjeni më poshtë

Urim Hyseni dyshohet se e vrau nënën e tij në mënyrë mizore, duke ia prerë kokën me thikë. Në katin e parë të shtëpisë u gjet trupi, ndërsa koka e së ndjerës u gjet në një tavolinë në bodrum. Gjithçka dyshohet se ndodhi për një periudhë të shkurtër dhe i parapriu një situatë e tensionuar mes të ndjerës dhe djalit të saj.

Në ndjekje të raportimit, persona të afërt të familjes Hyseni, të cilët përveç që kanë shprehur dhimbjen e madhe, në kushte anonimiteti kanë treguar për Sinjalin edhe detaje të rënda.

“Kjo ma shkatërroi jetën”- Kush e pa i pari tmerrin në familjen Hyseni në Pejë?

Kanë qenë anëtarët e familjes së gjerë ata që fillimisht kanë vërejtur se në shtëpinë e viktimës, po ndodh diçka e pazakontë. Sipas të afërmeve të tyre, ishte pikërisht kunata e së ndjerës ajo e cila u përballë me skenën e tmerrshme dhe tentoi që ta parandalojë Urimin.

Bazuar në rrëfimin e dëshmitares dhënë familjarëve, posa ka hyrë në shtëpi ka parë gjithë tmerrin që ka ndodhur dhe sipas saj, e ndjera ishte ende me shenja jete, ndonëse i dyshuari, Urimi, po mbante akoma thikën në fytin e saj.

Kunata e Hyrijes u ka komunikuar familjarëve se ka tentuar që ta parandalojë Urimin dhe i ka kërkuar që ta lëshojë thikën e të largohet që aty dhe më pas sipas saj, 31-vjeçari në praninë e saj ka pirë gjakun e nënës së tij i cili ishte bërë pellg në ambientet e brendshme të shtëpisë.

E thika, e cila fillimisht u largua nga dëshmitarja e rastit, ra sërish në dorën e të dyshuarit, i cili sipas kunatës së të ndjerës, prapë është nisur në drejtim të 58-vjeçares duke bërtitur.

Përveç britmave, fjalët që dyshohet se u dëgjuan në atë shtëpi ishin “kjo ma ka shkatërru jetën…”, akuza të Urimit drejtuar nënën së tij, të cilën e fajësonte për ndarjen e tij nga bashkëshortja.

Dëshmitarja e tmerruar ka dalë nga shtëpia dhe ka bërë thirrje për ndihmë dhe pas pak çastesh, jashtë shtëpisë ka dalë edhe i dyshuari, mëson Sinjali.

“Vrajëm” – Policia e gjet të dyshuarit ‘të larë’ në gjak, kërkonte ta vrasin

Sipas burimeve, Policia me të arritur në vendin e ngjarjes ka hasur në babain e të dyshuarit dhe hallën e tij, të cilët po ashtu janë sulmuar me thikë nga 31-vjeçari. Babai i ka njoftuar Policinë se i dyshuari ndodhet te shtëpia dhe u ka kërkuar që të kenë kujdes nga ai pasi është me thikë në dorë.

Me të hyrë në oborrin e shtëpisë, Urim Hyseni është gjetur i larë në gjak nga krimi makabër që dyshohet të ketë kryer. Sinjali mëson se nga akti i kanibalizmit që kreu, njollat e gjakut i kishin mbetur edhe në gojë.

Në kallëzimin penal të cilin e ka parë Gazeta Sinjali, thuhet se i dyshuari më të parë Policinë dhe pas kërkesës për t’u dorëzuar, u është drejtuar atyre duke u thënë që ta vrasin.

Pas urdhrave të njësitit policor, i dyshuari është dorëzuar dhe më pas është shoqëruar në stacion policor, ku ka deklaruar shkurtimisht se ka qenë i shtyrë nga shumë faktorë që të kryejë veprën. Ai nuk ka pranuar që të deklarohet më shumë lidhur me rastin.

Sinjali mëson se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale tri thika dhe një satër (mjet i mprehtë për copëtimin e mishit), të cilat dyshohet se u përdorën për t’i hequr kokën viktimës.

“Ndodhin këto raste, s’kemi çka të bëjmë tash”, psikiatri tregon çka tha i dyshuari për vrasjen e nënës së tij në Pejë

I dyshuari gjatë ditës së djeshme ka dalë para gjyqtarit të procedurës paraprake dhe ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit, raporton Gazeta Sinjali.

Në aktvendimin e Gjykatës Themelore në Pejë, të cilin e ka siguruar Sinjali thuhet se i dyshuari është intervistuar nën prezencën e psikiatrit dhe për këtë është marr mendimi i tij për prezencën e të dyshuarit në seancën dëgjimore.

“Dr. Nysret Pepaj deklaroi se ka biseduar me të dyshuarin lidhur me të gjithë rastin dhe tani mund të jetë i shqetësuar, por i njëjti edhe në heshtje e kupton procedurën që zhvillohet ndaj tij, sepse te ne është deklaruar se ‘ndodhin këto raste, kanë ndodh edhe më përpara dhe nuk kemi çfarë të bëjmë tash’”.

“Sëmundja për të cilën po dyshon se mund të jetë i lartpërmenduri (çrregullim psikotik), nuk ka ndikim në zvogëlimin e inteligjencës së tij, me çka kur është jashtë efektit të sëmundjes i kupton të gjitha si dhe deklarohet normal. Kur është nën afektin e atij çrregullimi atëherë veprimet e tij janë të tjera me çka në këtë rast qetësia e tij na jep të kuptojmë se efekti i sëmundjes është zvogëluar përpos që është shqetësimi i tij përball tij dhe nga shqetësimi veprimet e tij si dhe përgjigjet e tij mund të jenë jovalide”, thuhet tutje në aktvendimin e gjykatës.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *