Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pasditen e sotme tek Bregu i Diellit në Prishtinë.
Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe raporton se nuk ka persona të lënduar.
Flora Ahmeti ka bërë të ditur se janë arrestuar katër persona.Njoftimi i plorë:
Rreth orës 18:30, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.
Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.
Bazuar në informacionet fillestare nuk raportohet për persona të lënduar.Lidhur me këtë rast zyrtarët policor të stacioneve veriu dhe qendra kanë arritë që në lagjen Arbëria, të ndalojnë një automjet të dyshuar dhe të gjejnë dhe sekuestrojnë një armë AK-47, të cilën njëri nga të dyshuarit e ka hedhë në mbeturina.
Deri tani në stacion policor janë shoqëruar në stacion katër persona të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë.
Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit po ndërmarrin veprimet e nevojshme për zbardhjen e rastit.