Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Mbi 1 miliardë euro morën qytetarët kredi në banka për katër muaj -

Mbi 1 miliardë euro morën qytetarët kredi në banka për katër muaj

Rreth 70 mijë persona kanë marrë kredi në banka të ndryshme gjatë katër muajve të parë të këtij viti.

Kështu thuhet në përgjigjen e Bankës Qendrore dhënë për Institutin për Hulumtime “Front”.

“Bazuar në të dhënat e gjeneruara sipas Data Bazë së Regjistrit të Kredive të Kosovës-RKK, numri i kredimarrësve total (fizik dhe juridik) për katër mujorin e parë 2023 (janar-prill) është 69,709”, thuhet në përgjigjen e BQK-së.

Reklama e sponzorizuar

Vlera e kredive që janë marrë nga qytetarët nëpër bankat komerciale është mbi 1 miliardë euro.

“Vlera e kredive që kanë marrë personat fizik dhe juridik në periudhën e njëjtë (janar-prill 2023) është 1,035,842,540.28 €”, thuhet më tej në përgjigje.

E në rritjen e numrit të kredive thuhet se ka ndikuar rritja e çmimeve në shumë sektorë.

Ekonomisti Imer Raci thotë për iFront se është e pamundur të mbulohen shpenzimet me pagat aktuale.

“Ruajtja e standardit për shkak të rritjes së çmimeve ka ndikuar në marrjen e kredive gjë që është e pamundur të mbulohen shpenzimet me pagat aktuale e që nuk i janë përshtatur Inflacionit”, tha ai për Front Online.

Kosova është përballur me rritje çmimesh të produkteve dhe shërbimeve nga fundi i vitit të kaluar, kryesisht për shkak të çrregullimeve në furnizime që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit.

Hov më të madh atyre u ka dhënë pushtimi rus i Ukrainës, i cili ka nisur në fund të shkurtit./“Front”/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *