Janë bërë 1 muaj e gjysmë prej kur Qeveria ka proceduar në Kuvend projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Tatim në Pronë, i cili mundëson edhe faljen deri në 100 euro të tatimit për faturën e vitit 2023.
Ftoj deputetët që të përshpejtojnë shqyrtimin e këtij projektligji, ashtu që sa më parë të mundësohet lehtësimi i barrës tatimore për qytetarët për këtë vit, dhe të mundësohet ulja e shkallës tatimore për vitin 2024.
Njëkohësisht, uroj që edhe deputetët e opozitës të lënë anash inatet politike, e ta mbështesin përshpejtimin e procedurës, sepse ishin pikërisht deputetët nga opozita që me deklarata kishin kërkuar lehtësim të barrës për qytetarët.
Tani e kanë mundësinë që me votë ta dëshmojnë se e kanë njëmend.