Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi ka dhënë një deklaratë, sa të çuditshme, aq edhe interesante.
Kelmendi, në një paraqitje për lajmi.net, ka thënë se shqiptarët, turqit dhe boshnjakët janë një popull.
Sipas tij, kjo për shkak se ata i përkasin një feje dhe kësisoj do të bashkëpunojnë vazhdimisht.
Këto deklarime i bëri në kuadër të komentimeve për zgjedhjet në Turqi, duke shtuar më pas se për neve si shtet, pra për Kosovën, nuk ka rëndësi kush fiton, sepse Kosova ka pasë raporte të mira me Turqinë edhe para Erdoganit.
“Kosova e Turqia kanë raporte edhe para shumë viteve, para Erdoganit. Shqiptarët, turqit e boshnjakët janë një umet, një popull, sepse kanë një fe”, ka shtuar ndër tjerash ai.
Paraqitjen e plotë mund ta ndiqni në videon.