Sukeseset e vitit 2022: Rritja e Qëndrueshme dhe Zhvillimi i Karrierave në Tregun e Punës.
Në vitin 2022, APRK ka shënuar sukses të jashtëzakonshëm në ngritjen e një tregu më të qëndrueshëm të punës.
Me ndërmjetësimin tonë, 6,472 qytetarë kanë gjetur punë, duke kontribuar në zhvillimin e ekonomisë sonë dhe duke iu dhënë kuptim dhe vlerë aftësive të tyre.
Ne kemi referuar 2,797 persona në aftësim profesional, duke i përgatitur ata për tregun e punës dhe duke u hapur rrugën për të kontribuar në mënyrë të vazhdueshme.
Gjithashtu, kemi identifikuar 12,291 vende të lira pune, duke shënuar rritje prej 14.4% në krahasim me vitin 2021.