Një aeroplan privat është rrëzuar në malet Neuchâtel, Zvicër. Sipas raportimeve të para, përplasja ndodhi në një zonë me pyje të dendura dhe terren të vështirë për t’u arritur.
Terreni i thepisur, pranë kufirit të Zvicrës me Francën, e ka bërë të vështirë punën për shërbimet e shpëtimit dhe ato të policisë.
Nuk dihen ende shkaqet që çuan në rrëzimin e aeroplanit.