Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Babai përplas aksidentalisht vajzën e tij 3-vjeçe, ajo ndërron jetë në spital -

Babai përplas aksidentalisht vajzën e tij 3-vjeçe, ajo ndërron jetë në spital

Një aksident tragjik ka ndodhur Greqi.

Babai ka shtypur aksidentalisht vajzën e tij 3-vjeç ndërsa po lëvizte me makinë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kissamos në Chania.

Sipas mediave greke, babai ka qenë duke ecur pranë shtëpisë me makinë, ndërsa nuk e ka parë vajzën e tij të mitur, duke e përplasur.

E mitura ka rënë pa ndjenja në tokë, dhe është dërguar menjëherë në spital.

Por pavarësisht trajtimit dhe ndihmës së mjekve, vogëlushja ka ndërruar jetë ditën e sotme.

Prej ditës së djeshme, sipas informacioneve të ERT, mjekët kishin nisur procesin e analizave të përcaktuara për të konstatuar funksionin e trurit të fëmijës, në të cilat vajza 3-vjeçare nuk ka shfaqur asnjë reagim.

Për procedurën janë njoftuar më parë prindërit e vajzës, të cilët gjatë gjithë këtyre ditëve kanë qëndruar në qendrën e spitalit PAGNI, pranë fëmijës së tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *