Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Nga veriu në jug! Katër tërmete brenda pak orësh në Shqipëri, ku ishte epiqendra -

Nga veriu në jug! Katër tërmete brenda pak orësh në Shqipëri, ku ishte epiqendra

Një mori lëkundjesh tërmeti kanë shkundur vendin gjatë orëve të fundit duke nisur nga veriu deri në pjesën jug-lindore të Shqipërisë.

Të dhënat në lidhje me katër tërmetet e orëve të fundit janë dhënë nga Instituti i Gjeoshkencave, i cili bën me dije se magnituda e tërmeteve ka qenë e ulët dhe nuk ka patur dëme materiale apo në njerëz.

Tërmeti i parë ndodhi mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:20 ku u ndje një lëkundje në zonën e Shkodrës, pranë kufirit me Malin e Zi. Lëkundja kishte një magnitudë 3.1 të shkallës Rihter dhe nuk shkaktoi dëme.

Pas saj, pak minuta më vonë u ndje një lëkundje në detin Jon, pranë Sarandës, e cila pati një magnitudë 2.6 të shkallës Rihter. Lëkundja u ndje më shumë nga sizmografët se sa nga qytetarët.

Ndërkohë gjatë mbrëmjes së djeshme dy lëkundje të tjera kanë lëkundur zonën e Elbasanit dhe Dibrës, të cilat po ashtu kanë patur magnitudë të ulët. /albeu.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *