Një ngjarje tronditëse ka ndodhur të shtunën në Aachen të Gjermanisë.
Burri Besmir Ademi dyshohet që, për motive të panjohura, vrau gruan e tij në parkingun e një shitore.
Dorasi dhe viktima janë kosovarë nga qyteti i Mitrovicës, teksa është bërë e ditur se viktima është Jetmira Beka. Ajo ka lënë tre fëmijë prapa vetes.
Siç ka mësuar “Jepi zë”, personi i arrestuar është burri i saj, Besmir Ademi.
E afërmja e viktimës, Xh.T, ka thënë për “Jepi zë” se Jetmira u qëllua me thikë para syve të motrës 18 vjeçare.
“Jetmira ka vdekë në sytë e motrës së saj 18 vjeçare. Ai e ka kërcënu edhe motrën A.B”, ka thënë familjarja për “Jepi zë”.
I dyshuari u arrestua nga policia gjermane nën dyshimin për vrasjen e gruas.
Kryeprokurorja e Aachenit, Katja Schleknermann-Pitts bëri të ditur të hënën për “Bild”, se bëhej fjalë për një çift që ishin ndarë.
Krimi ndodhi rreth orës 19:00 të së shtunës në mbrëmje, në sy edhe të klientëve.
Familjarët e viktimës, kanë njoftuar se varrimi i të ndjerës do të bëhet në fshatin Zasellë, ndërsa pritet që të njoftojnë për datën dhe kohën e varrimit.