Mbi tre (3) mijë euro në muaj do t’i kushtojë buxhetit një deputet i Kuvendit të Kosovës, pasi me Ligjin e ri të Pagave dhe me rregulloren e re të Kuvendit, deputetët do të kenë asistent personal i cili do te paguhet nga Buxheti i Kosovës, shkruan Gazeta Metro.
Në këtë vit është miratuar projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për vitin 2023.
Më këtë është miratuar edhe propozimi i Qeverisë së Kosovës për vlerën monetare të koeficientit prej 105 eurosh.
Me Ligjin e ri për pagat, niveli i koeficienteve është nga 2 deri në 18.
Ndërkaq me Ligjin e ri, një deputet i Kuvendit buxhetit të Kosovës do t’i kushtojë 3 mijë euro në muaj. Me Ligjin e ri të pagave dhe rregulloren e re të Kuvendit deputetët do të kenë asistent personal i cili do të paguhet nga Buxheti i Kosovës.
Asitenti personal i deputetit do të ketë koeficientin e pagës 5.8, plus 30% shtesa. Një matematikë e thjeshtë: 5.8 x 105euro = 609 euro x 30% = 791.7 euro në muaj.
Paga e asistentit të deputetit është më e lartë se: Policit, ushtarit, zjarrfikësit, mësuesit, pedagogut, edukatores, arsimtarit, asambleistit, zyrtarit profesion në administratë, në shërbim civil, në prokurori dhe gjykatë, asistentit doganor, zyrtarit të shërbimit korrektues, infermierit, fizioterapeutit, logopedit, teknikut të radiologjisë, mamisë, zyrtarit profesional të Kuvendit të Kosovës, Gjykatës Kushtetuese dhe Agjencive të Pavarura, Zyrtarëve profesional në Komuna.
Në të kaluarën bazuar në deklarimin e pasurisë, një deputet i ka kushtuar buxhetit të shteti, nga 1600 euro deri në 1800 euro në muaj.
Tani paga e deputet me Ligjin e ri te Pagave është 1722 euro x 30% = 2.238,6 euro, plus asistenit 791.7 euro, në total një deputet do t’i kushtoj buxhetit të Kosovës 3.030,3 euro.
Më poshtë keni dokumentin e siguruar nga Gazeta Metro, ku është një akt emërim për nënpunësit e Kabinetit. Aty shihet se titulli i vendit të punës është Zyrtar i lartë personal, ndërsa titullari i kabinetit, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Dokument i siguruar nga Metro.
Ligji për paga zbatohet për punonjësit e sektorit publik, pagat e të cilëve financohen nga buxheti i shtetit, me përjashtim të punëtorëve të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI).
Janë rreth 83 mijë punonjës të sektorit publik që marrin pagë nga buxheti i shtetit.