Policia e Kosovës ka arrestuar një mërgimtar në Podujevë, meqë bashkëshortja e tij ka raportuar në Gjermani se gjatë qëndrimit në Kosovë, i dyshuari kishte ushtruan dhunë dhe e kishte kanosur.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Podujevë.13.14.08.2022. Në bazë të kërkesës (bashkëpunimit) me autoritetet, më 09.09.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që për të njëjti bashkëshortja e tij, ka paraqitur rastin në Gjermani ku kishte raportuar se gjatë qëndrimit të saj në Kosovë, i dyshuari kishte ushtruar dhunë dhe e kishte kanosur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.