Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Kurti s’tërhiqet, ia bën të qartë edhe komandantit të KFOR-it: Kryetarët duhet t’i ushtrojnë detyrat -

Kurti s’tërhiqet, ia bën të qartë edhe komandantit të KFOR-it: Kryetarët duhet t’i ushtrojnë detyrat

Kryeministri i Republikës së Kosovës, sot pasdite, pas zhvillimeve në veri, ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Angelo Michele Ristuccia.

Shefi i ekzekutivit ia bëri të qartë kreut të Forcave Paqeruajtëse në vendin tonë se kryetarët duhet t’i ushtrojnë detyrat e tyre.

Tutje, siç bën të ditur ZKM-ja, njoftoi komandantin Ristuccia se Policia e Kosovës është e angazhuar t’ua mundësijë atyre hyrjen në vendin e punës.

“Kryeministri Kurti theksoi se kryetarët e komunave, të zgjedhur nga zgjedhjet e lira dhe demokratike, duhet t’i ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre, për të ofruar shërbime publike cilësore për të gjithë qytetarët, pa pengesa.

Gjithashtu, kryeministri Kurti e njoftoi komandantin Ristuccia se Policia e Kosovës është angazhuar që sipas detyrës zyrtare t’ua mundësojë këtyre kryetarëve hyrjen në vendin e tyre të punës prej nga ata duhet dhe do t’ju shërbejnë të gjithë qytetarëve pa dallim e pa diskriminim”, thuhet ndër tjerash në komunikatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *