A do të fillojë mësimi nesër në shkollat e Kosovës?

Greva në arsim do të vazhdojë edhe javën që vjen, nëse nuk ka lëvizje nga Qeveria dhe Misnitria e Arsimit.

Kështu deklaroi dje për “Gazeta Blic” kryetari i SBASHK, Rrahman Jasharaj.

Jasharaj deklaroi se nga komunikimet që kanë patur me kryetarët e niveleve komunale të Sindikatës dhe Universiteteve, qëndrimi mbetet i njëjtë që greva të vazhdojë nëse edhe gjatë kësaj fundjave nuk ofrohet asnjë zgjidhje.

“Duke u bazuar nga takimi online që e kishim mbrëmë, sepse mbajmë takime çdo ditë me kryetarët e niveleve komunale të Sindikatës tonë por edhe të Universiteteve, nga raportet që dhanë ata në komunikim me antarsinë nëpër komuna dhe Universitete qëndrimi i tyre mbetet i njëjtë.

Ata kërkojnë nga Qeveria që të ofrojë zgjidhje të pranueshme për kërkesat tona në të kundërtën ata u deklaruan se grevistët mbeten në qëndrimin e tyre, se nëse nuk ka lëvizje gjatë këtij vikendi greva do të vazhdojë”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *