Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
A do të rikthehet si ministër i shëndetësisë, Arben Vitia -

A do të rikthehet si ministër i shëndetësisë, Arben Vitia

Të enjten ka dhënë dorëheqje Rifat Latifi nga ministri i Shëndetësisë. Dorëheqjen sipas burimeve të Paparacit, ai ia ka dorëzuar kabinetit, megjithëse ende nuk dihet arsyet që shtynë atë për një veprim të tillë.

Pavarësisht kritikave të shumta që janë adresuar ndaj tij për gjendjen në sektorin e shëndetësisë, ende nuk dihet se kush do të jetë pasuesi i Latifit.

Por, Paparaci ka kontaktuar me ish-ministrin e këtij dikasteri, Arben Vitia, për ta pyetur nëse do të jetë ai personi që do të ulet në kolltukun e tij të dikurshëm.

Megjithatë, ai mohoi se do të jetë ministër i Shëndetësisë teksa nuk kishte informacione se Latifi është dorëhequr.

Po ashtu, në një bisedë telefonike me Paparacin, ish-kandidati për kryetar të Prishtinës theksoi se ka plane të tjera sa i përket jetës politike dhe personale.

“Planet i kam të tjera. Jam në një takim dhe tani po merrem me diçka tjetër”, tha Vitia, i cili mban pozitën e kryetarit të LVV-së në Prishtinë, përcjell Paparaci.

Sidoqoftë, Latifi ishte emëruar më 16 nëntor të 2021-s duke e zëvendësuar Arben Vitinë që kishte garuar për kryetar të Prishtinës.

Nga ministria e Shëndetësisë ende nuk kanë lëshuar ndonjë njoftim zyrtar mbi këtë çështje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *