A janë ekzekutuar paratë për librat shkollor? Flasin nga Këshillj i Prindërve

Nesër më 1 shtator pritet të filloj procesi mësimor, në anën tjetër tekstet shkollore po vazhdojnë të jenë problem, për këtë temë për Gazeta Blic ka folur nënkryetari i Këshillit të Prindërve, Visar Islami, ku ka thënë se asnjë prind nuk ka marrë parapagim deri më tash për blerjen e librave.

Ai ka thënë se edhe pse nga MASHT-i është premtuar se do të bëhet parapagim, deri më tani nuk ka ndodhur.

“Ne si këshill nuk jemi pajtu qysh në fillim të vendimit që të bëhet parapagimi ose rimbursimi, edhe pse është premtuar që do të bëhet parapagim realisht kemi kalu në rimbursim”, tha ai.

Tutje ka theksuar se procesi mësimor po fillon me probleme ku si pasojë e mos sigurimit të librave nuk do të ketë proces të rregullt të mësimit.

“Shumë familje nuk kanë mundësi me i siguru tekstet derisa të dalin mjetet, nuk di asnjë rast të vetëm që u kanë dal mjetet financiare deri sot ku realisht neser është dita e parë e procesit mësimor,  asnjë nxënës nuk është parapagu në këtë rast nuk i kanë dal mjetet financiare asnjë prindi”, tha ai.

“Kemi me pas një problem shumë të madh me fillimin e vitit të ri shkollor, problem që ka me zgjatë komplet muaji shtator”, shtoi ai.

Ndër të tjeta ka potencuar se ka shumë ankesa nga prindërit, lidhur me qasjen në e-Kosova, të cilët po kanë mjaft probleme përshkak të ngarkesës së madhe.

“Ka ankesa jashtëzakonisht shumë nga prindërit, po telefonojnë duke kërku ndihmë rreth platformës e-Kosova, që janë duke pas shumë probleme, dhe nuk po kanë mundësi me apliku përshkak të ngarkesës që e kanë, pra nuk po kanë mundësi me apliku me pas të drejtën e rimbursimit”, ka thënë Islami për GazetaBlic.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *