Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përmes një komunikate ka njoftuar se të shtunën do të mbajë konferencë për media, duke filluar nga ora 12:00.
Konferenca do të mbahet në selinë qendrore të AAK-së në Ulpianë, kurse nuk është bërë e ditur se çfarë do të flitet.
“Nesër, më datë 20 maj 2023, me fillim në ora 12:00, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media. Konferenca mbahet në selinë qendrore të AAK-së, në lagjen Ulpiana në Prishtinë”, thuhet në komunikatë.