Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
“Ai mbron interesat e Kosovës” – Rashiq thur lavde për Kurtin -

“Ai mbron interesat e Kosovës” – Rashiq thur lavde për Kurtin

Ministri për Komunitete dhe Kthim Nenad Rashiq, tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti ua dëshiron të mirën serbëve në afat të gjatë, ndërsa peticioni për shkarkimin e kryetarëve të komunave në veri është ligjërisht i vetmi propozim korrekt, por më së miri për qytetarët është që kryetarët të japin dorëheqje.

Rashiq tha në RTK2 se zgjedhjet e reja hapin mundësi për opsione të reja politike në veri të Kosovës.

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, vlerëson se Qeveria është stabile dhe se i kupton lëvizjet e kryeministrit Albin Kurti sa i përket çështjes së Veriut dhe marrëdhënieve me Perëndimin, sepse mbron interesat e Kosovës.

“Unë e di që kryeministri po përpiqet të bëjë gjëra të mira dhe sinqerisht besoj se ai ua mendon të mirën serbëve me strategji afatgjate”, shtoi Rashiq.

Kurti është dikush që i përmbahet shkronjës së ligjit dhe propozimi i një peticioni nga qytetarët në veri, me të cilin do të kërkohej dorëheqja e kryetarëve, është i vetmi i saktë, sipas Rashiqit.

“Nëse po kërkoni një mënyrë për të hapur hapësirën për zgjedhje të reja sipas ligjit aktual, kjo është mënyra e vetme në këtë rast”, tha Rashiq.

Megjithatë, ai pretendon se dorëheqjet do të kishin një efekt proaktiv për qytetarët.

“Dorëheqjet do të ishin zgjidhja më e mirë e mundshme sepse do të jepnin dinamikë nga pikëpamja e vlerave demokratike dhe forcimit të pluralizmit”, tha ai.

Rashiq thekson se kjo është një mundësi që partitë tjera politike përveç Listës Serbe të përpiqen të fitojnë pushtetin dhe të bëjnë diçka për komunitetin.

“Kjo mund të jetë një mënyrë për të krijuar një iniciativë të re që do të përfshihej në proceset normale ligjore dhe do të merrte pjesë në zgjedhje të këtij lloji,” theksoi Rashiq.

Ministri Nenad Rashiq thotë se nuk do të habitej nëse Lista Serbe sërish bojkotonte zgjedhjet në veri të Kosovës dhe nëse nuk do të kishte presion, pret kandidatë të rinj dhe një numër të konsiderueshëm të qytetarëve që do ta ushtrojnë të drejtën e votës.

“Është e natyrshme që serbët të jenë kryetarë komunash në një mjedis me shumicë serbe dhe shpresoj se në krye të komunës do të vijnë persona që do t’i kenë prioritet problemet e qytetarëve, përfundoi Rashiq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *