Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të Klinës.
Sinjali mëson nga burimet e veta se në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë e aksidentit janë lëndurar 7 persona,
Sipas informacioneve të para, të gjithë të aksidentuarit janë dërguar në spital për trajtim.
Ndërsa, një burrë dhe një grua janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.