Aksident i rëndë në Gjilan, shoferi i traktorit dërgohet pa vetëdije në QKUK

Përveç aksidentit në Llabjan të Novobërdës, edhe një aksident tjetër i rëndë ka ndodhur mbrëmë në rajonin e Gjilanit, në fshatin Velekincë.

Për pasojë persona kanë mbetur të lënduar, njëri prej të cilëve është dërguar pa vetëdije në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se një 40-vjeçar është pranuar në këtë qendër në gjendje të rëndë, si pasojë e një aksidenti ku ishte përfshirë me traktorin e tij.

Siç mëson Sinjali, ai është goditur nga një veturë, shoferi i së cilës po ashtu ka pësuar lëndime serioze dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Për rastin tashmë janë vënë në dijeni edhe Prokuroria e Policia, ndërkohë që njësitet policorë kanë bërë edhe ekzaminimet e nevojshme në vendin e ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *