Si pasojë e një aksidenti në rrugën rajonale Mitrovicë – Vushtrri janë lënduar pesë persona.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka konfirmuar rastin, teksa tha se aksidenti ka ndodhur mes dy veturave.
“Rreth orës 12:40, është raportuar për një aksident trafiku i shkaktuar në rrugën rajonale Mitrovicë- Vushtrri , përkatësisht në fshatin Frasher, në aksident janë përfshirë dy vetura, si pasojë e aksidentit pesë persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, tha Zahiti.