Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë në trafik në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, saktësisht te vendi i quajtur ‘Kroi i Mbretit’.
Rastin e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Më ora 17:20, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (te Kroni i Mbretit). Nga vendi i ngjarjes, patrulla e policisë njofton se një veturë ka gotitur një këmbësore. Për rastin është njoftuar edhe ekipi emergjent mjekësor, të cilët kanë konstatuar se këmbësorja është pa shenja jete. Policia po merret me rastin”, tha Krasniqi për Sinjalin.