Albin Kurti thotë se është i gatshëm të shkojë në zgjedhje të reja

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i ka komentuar thirrjet e opozitës për shkuarje në zgjedhje të parakohshme.

Kurti thotë se është i gatshëm që kurdo që të dëshirojnë partitë opozitare të shkojnë në zgjedhje të jashtëzakonshme ai është i gatshëm.

Madje, thotë se shkuarja në zgjedhje nuk mund të bëhet pa dashur edhe opozita.

“Prej javës së dytë, ndoshta jo të parë që jam kryeministër, është folur për zgjedhje të parakohshme. Prej javës së dytë, se ndoshta javën e parë ka qenë pranim-dorëzimi i detyrës e kështu me radhë. Unë këtë javë i bëj tre vjet që jam në detyrë. Ndoshta do të ketë zgjedhje të parakohshme, unë nuk e di, por… Për ne është krejt njësoj. Por, unë nuk mund të kem zgjedhje të parakohshme në Kosovë pa opozitën. Nëse opozita do zgjedhje të parakohshme, duhet të shpërbëhet Kuvendi. Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nga viti 2020 nuk ka lënë mundësi të tjera. Pra, ne, për të pasur zgjedhje të parakohshme, duhet ta shpërndajmë Kuvendin… dhe le të mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme për ata që e kanë mendjen aty”, ka thënë ai në një intervistë për REL.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *