Militantët palestinezë kanë kapur peng dhjetëra izraelitë, ushtarakë dhe civilë, në një zhvillim të paprecedentë.
Disa mendohet se mbahen në disa nga qytetet e vogla pranë Rripit të Gazës, derisa të tjerët janë çuar në Gaza.
Një video e cila po bën xhiron në internet, tregon momentin që besohet të jetë një grua izraelite që merret peng nga militantët derisa e fusin në makinë.
Pas kësaj, militantë dëgjohen duke thënë “Allahu Akbar” derisa ia mbathin me makinën e tyre së bashku me gruan brenda, transmeton Telegrafi.
Palestinian terror groups capturing an Israeli civilian woman, putting her in a car and taking her to Gaza as a hostage pic.twitter.com/RNEghWh8sP
— Visegrád 24 (@visegrad24) October 7, 2023