Ambasadori spanjoll: Qëndrimi i Spanjës për mos-njohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar

Ambasadori i Spanjës në Serbi, Raul Bartolome Molina, ka deklaruar të mërkurën se qëndrimi i Spanjës për mos-njohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar.

Kështu deklaroi ai përgjatë një takimi me ministrin e Mbrojtjes serbe, Millosh Vuçeviq.

Ky i fundit e falënderoi Spanjën “për qëndrimin e saj parimor në çështjen e mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës”, si dhe për votimin e fundit në lidhje me kërkesën e Prishtinës zyrtare për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Sipas saj, “ky është tregues i qëndrueshmërisë në respektimin e sovranitetit të vendeve të tjera”.

Ndërkohë, Molina tha se qëndrimi i Mbretërisë së Spanjës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar dhe “se ky shtet vazhdon të mbështesë fuqishëm kërkesat e Serbisë për ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *