Sot nga zyrtarë policor të stacionit Qendra të Prishtinës, është arrestuar një person i dyshuar për të cilin kishte urdhëresë ndërkombëtare.
Këtë e ka konfirmuar për Gazeta Blic zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci, derisa ka thënë se arrestimi i personit të dyshuar është kryer në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.
“Në koordinim me Njësitin për bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Prokurorinë Themelore të Prishtinës, respektivisht me Departamentin e Krimeve të Rënda, personi i arrestuar: -H.Z mashkull, 40 vjeç, pas përfundimit të procedurave policore, është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka thënë ai.