Arta Nitaj reagon pas përjashtimit të mësueses: Me u zhvesh nuk bën, të mbulohesh nuk bën, çka bën?

Modelja e njohur kosovare, Arta Nitaj ka reaguar pas rastit të mësueses në Suharekë e cila u përjashtua nga shkolla për shkak të bartjes së shamisë.

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram ajo u shpreh e mllefosur me këtë vendim, shkruan lajmi.net.

“Turp idiota, me u zhvesh nuk bën, të mbulohesh nuk bën, çka bën?”, shkroi Arta ndër tjerash në Instagram.

Theksojmë që përveç Artës kanë reaguar edhe fytyra të tjera publike lidhur me këtë vendim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *