Një fëmijë është lënduar të dielën nga ashensori.
Dyshohet se atij ia kishte zënë dorën dera.
Rasti ka ndodhur në një objekti banimi në Ferizaj
Sipas babait të tij, Mexhid Kuqi, djali i tij ishte tërhequr zvarrë për disa kate.
“Ai ka hyr në ashensorin e ndërtesës ku banojmë së bashku edhe me bashkëshorten. Në dorë e ka pasur një top, që i ka rënë në tokë. Djali ka tentuar ta marrë topin por dera e dëmtuar mbyllet dhe ia zë dorën”, tha ai për Klankosova.tv
Kuqi thotë se ka pasur disa herë ankesa rreth mirëmbajtjes së këtij ashensori por që asnjëherë nuk është intervenuar.
Rastin e kanë konfirmuar edhe nga ana e spitalit të Ferizajt.
Drejtori i Spitalit Selajdin Sallahu, tha se pas ekzaminimeve fëmija është liruar në shtëpi.
“Ka qenë një fëmijë i moshës 5-6 vjeçare. Lëndimet nuk kanë qenë aq të rënda. Pas ekzaminimeve ai është liruar në shtëpi. Lidhur me rastin janë njoftuar edhe policia, të cilët i ka njoftuar vet prindi”, tha Sallahu.
Nuk janë të rralla rastet kur si pasojë e defekteve në ashensor ndodhin edhe incidente.
Në shumë raste, qytetarët kanë mbetur të bllokuar, por edhe të lënduar si pasojë e rënies së ashensorit.