Administrata Tatimore e Kosovës, bazuar në aktivitetet e zhvilluara nga janari deri në mars 2023, në monitorimin e sektorit të ndërtimtarisë – si njëri nga sektorët me risk të lartë të mos deklarimit të tatimeve, ka përfunduar 33 kontrolle tatimore, prej të cilave rezulton 1,521,894 euro tatim shtesë. Veç këtyre janë edhe 83 kontrolle të deleguara sipas analizës së riskut, të cilat do të realizohen në vazhdim.
“Bazuar në aktivitetet e zhvilluara nga janari deri në mars 2023, në monitorimin e sektorit të ndërtimtarisë – si njëri nga sektorët me risk të lartë të mos deklarimit të tatimeve, janë përfunduar 33 kontrolle tatimore, prej të cilave rezulton 1,521,894 euro tatim shtesë. Veç këtyre janë edhe 83 kontrolle të deleguara sipas analizës së riskut, të cilat do të realizohen në vazhdim.
Sektori i ndërtimtarisë është vetëm njëri ndër sektorët të cilat janë nën llupën e ATK-së, si sektor të cilat sipas të dhënave të analizuara, rezultojnë me mos deklarim të saktë aktivitetin e tyre”, thuhet në njoftimin e ATK-së.
Qasja e re bashkëkohore përfshinë caktimin e resurseve dhe strukturimin e aktiviteteve bazuar në grupet e identifikuara të rrezikut, duke përdorur një varg intervenimesh për adresimin e shkaqeve të sjelljes së mos-përmbushjes, dhe duke vlerësuar suksesin e ndërhyrjeve sipas ndikimit të tyre në sjelljen e tatimpaguesit.
ATK në vitin 2019 ka hartuar “Planin për Përmirësimin e Përmbushjes në Sektorin e Ndërtimtarisë ku përmes këtij plani ATK është duke kryer aktivitete intensive me qëllim të identifikimit të personave, të cilët nuk përmbushin detyrimet e tyre sipas legjislacionit tatimor. Ky plan në total përmban gjashtë (6) fusha me veprime të reformës.