Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Austria kërkon punëtorë nga Ballkani, këto janë fushat e interesit -

Austria kërkon punëtorë nga Ballkani, këto janë fushat e interesit

Me rreth 67 mijë punonjës, kryeqyteti i Vjenës është një nga punëdhënësit më të mëdhenj në Austri.

Vjena tash është në kërkim të punonjësve të rinj dhe mundësitë e punësimit janë prezantuar të martën nën moton “Ne punojmë në Vjenë”. Qyteti u prezantua si një punëdhënës modern dhe i orientuar drejt së ardhmes në panairin e parë të madh të punësimit, shkruan Die Presse.

Arritjet e reja në fushën e mbrojtjes së klimës dhe teknologjisë, zhvillimi i popullsisë dhe dalja në pension hapin vende të reja pune.

Deri në vitin 2030, ka nevojë të veçantë për punëtorë në profesionet teknike, si dhe në fushën e mbrojtjes së klimës dhe burimeve të rinovueshme të energjisë, si dhe të punës sociale dhe arsimit.

“Përshkrimet e vendeve të punës në administratën e qytetit të Vjenës janë po aq të ndryshme sa qyteti ynë – nga puna në natyrë në shumë fusha sociale, teknike dhe digjitale, ne ofrojmë vende pune klasike dhe inovative. Mundësitë për avancim janë të shkëlqyera, kushtet janë të jashtëzakonshme”, ka theksuar kryebashkiaku Michael Ludwig.

Gjithashtu, Vjena kërkon edhe personel të përshtatshëm në fushën e shëndetësisë, pedagogjisë, IT, infrastrukturës dhe sigurisë, si dhe aktivitete të ndryshme shërbimi.

Ashtu sikurse shtetet e tjera të zhvilluara të Evropës, edhe Austria po kërkon punëtorë, veçanërisht në rajonin e Ballkanit, ku përfshihet edhe Kosova./Buletini Ekonomik

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *