Azemi nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat: Kaq duhet të jetë paga minimale në Kosovë

Në një qëndrim me deputetin e VV-së, Eman Rrahmanin, janë edhe nga Sindikata e Punëtorëve Privat të Kosovës, të cilët thonë se paga minimale duhet të jetë 450 euro këtë vit, ndërsa vitin tjetër 500, rpaorton Gazeta Blic.

Jusuf Azemi, ka konstatuar se kjo vlerë e pagës ishte kërkese e kamotshme e sindikatës që drejton

Sipas tij, nuk ka asnjë arsye që projektligji të vonohet.

Ka bërë thirrje që me urgjencë të votohet në Kuvend.

“Pse s`po votohet ligji më mirë ndoshta kjo pyetje të bëhet në Qeverinë e Kosovës dhe në Parlament dhe për neve është një humbje e madhe, një kosto e madhe, sepse paga minimale duhet të ndryshoj çdo vit kalendarik dhe tani ne jemi të dëmtuar shumë. Sepse ju e dini që ka punëtorë që edhe sot e merr pagën 130 dhe 170 euro dhe sindikata nuk mund të bëj asgjë”, thotë ai për emisionin “Expose”, prodhim i Gazeta Blic.

Sipas tij, ligji aktual ia mundëson ashtu, por Qeveria e Kosovës me veprimet e tyre ka sankisionuar shumë punëtorë.

“Na gëzon një fakt që kohën e fundit, Komisioni për Buxhet dhe Financa, kërkesën që e kemi bërë që një vit ose dy vite që ka qenë që paga minimale të jetë 450 ose 500 euro, kjo në këtë komision i ka marrë votat e mjaftueshme dhe unë shpresoj Parlamenti të votojë për këtë shumë të mjeteve për pagën minimale. Është një fitore e jona sepse kërkesat tona po shihet që kanë qenë të arsyeshme, përndryshe ne ende e ndiejmë defakto që jemi në fazën zero, vetëm atëherë kur të aprovohet në Kuvend, e shohim çështje si të përfunduar”.

“Normal që në Komisionin për Buxhet dhe Financa kemi pasur takime dhe kaloi fatbardhësisht dhe normal tani do të bëjmë presion te grupet parlamentare që të kaloi sepse një pjesë bukur e madhe edhe e pozitës e kanë këtë qasje, këtë qëndrim, që të jetë paga minimale për këtë vit 450 euro dhe vitin tjetër 500. Kemi plot deputetë që ndoshta edhe përkundër vendimeve të partisë së vet (LVV) do të votojë në favor të pagës minimale”, tha Azemi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *