Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Babë e bijë në shërbim të Kosovës: Vajza fiton medalje në Izrael, babai e ruan rendin qe dy javë në veriun e tensionuar -

Babë e bijë në shërbim të Kosovës: Vajza fiton medalje në Izrael, babai e ruan rendin qe dy javë në veriun e tensionuar

Laura Fazliu ia zbardhi fytyrën Kosovës dje me medaljen e argjendtë që e siguroi në garën prestigjioze të xhudos, “Jerusalem Masters 2022”.

Por, ajo nuk është e vetmja nga familja mitrovicase që po i shërben atdheut. Në fakt, edhe babai i saj, Musli Fazliu është duke e bërë krenar vendin e tij.

Babai i Laurës po e kryen me nder detyrën që i është dhënë, duke e ruajtur rendin dhe qetësinë në veri të Kosovës ku situata është mjaft e brishtë dhe jostabile, me grupet kriminale të struktureve paralele serbe që janë prezente dhe me persona të maskuar që lëvizin kohë pas kohe nëpër qytet.

Laura ndihet krenare me babanë e saj, i cili, bashkë me pjesëtarët e tjerë të Policisë së Kosovës, po qëndrojnë në veri në misionin e tyre qe afro dy javë.

E derisa Laura po luftonte po e festonte medaljen e saj në Jerusalem, babai i saj në të njëjtën kohë ishte në veri me detyrën për sundim të ligjit.

“Babi është në veri për rreth 12-13 ditë. Ndihem krenare për të. Ai po e bën punën e vetë, si çdo polic tjetër”, thotë Fazliu për “Express”.

Ndërkohë, xhudistja mitrovicase është e fokusuar në karrierën e saj të ndritshme që e ka përpara.

Nënkampionia e Evropës po e shijon çdo moment të suksesit të djeshëm, i cili ia hap rrugët e sigurimit të pikëve olimpike, pra pjesëmarrjes në Olimpiadën e Parisit më 2024.

Ajo mposhti xhudiste të fuqishme para se ta fitonte të argjendtën.

“Jam shumë e lumtur për këtë medalje. Është hera ime e parë që marr pjesë në Masters. Me këtë medalje e kam parë që jam në rrugën e duhur drejt Olimpiadës. Normal, qëllimi kryesor është Olimpiada, synimet i kam aty”, shton ajo.

Pa diskutim, merita të mëdha për sukseset e Laura Fazliut ka trajneri Driton Kuka, i cili njihet për nxjerrjen e kampioneve olimpike.

“Laura Fazliu ishte e mrekullueshme sot, pothuajse e çmendur. Mposhti kolore botërore deri në finale. Rrugëtimi i saj drejt Olimpiadës është i sigurt, s’ka më dilema aspak. Ajo i mori 1260 pikë olimpike”, ka shkruar trajneri më i mirë në botë në rrjetin social “Facebook”.

Laura Fazliu synon ta ndjek rrugën e Majlinda Kelmendit, Nora Gjakovës e Distria Krasniqit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *