Basha rrëfen se si e mori 1-shin në Biologji

Dimal Basha – Deputet i VV-së, ka thënë se nota e dobët në lëndën e Biologjisë ka qenë për shkak se ka qesh gjatë pyetjes, e jo pse nuk ka mësuar.

Ai në Prime Time me Xhemajl Rexhën, ka treguar se ka pasë një fjalosje me arsimtarin e kësaj lënde, dhe nuk ka shkuar as të pyetet më pastaj, transmeton Gazeta10.

“Kam pasë një fjalosje me arsimtarin dhe nuk kam dashtë me i shku në klasë…Aty kam qenë vullnetar kur ma ka lënë 1sh, se gjatë pyetjes kam qesh dhe ka qenë shumë strikt, e njohin në Ferizaj profesorin e Biologjisë, e jo pse nuk kam ditë”, ka thënë Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *