Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Bedri Hamza: Qytetarët e Kosovës janë varfëruar në masë të madhe -

Bedri Hamza: Qytetarët e Kosovës janë varfëruar në masë të madhe

Ish ministri i Financave, Bedri Hamza, në emisionin “Pressing” të t7 ka folur për gjendjen aktuale ekonomike në Kosovë.

Ai tha se “qytetarët janë varfëruar në masë të madhe”.

“Kur e shikojmë standardin e qytearëve të Kosovës, ne e dimë që qytetarët tonë janë të një shtresë ku pjesën më të madhe të shportës së konsumit e përbëjnë produktet dhe artikujt bazikë, që dmth qytetarët e Kosovës janë varfëruar në masë të madhe”, tha Hamza.

I pari i Mitrovicës tha se vlera e pagave është më e vogël.

“Qytetarët e Kosovës nominalisht i marrin të njëjtat paga, por realisht pagat e tyre kanë vlerë më të vogël. Ndoshta sot nuk mundesh me ble artikuj me 150 euro sa ke blerë para dy-tri vjetëve me 100 euro”, tha Hamza.

Ai tha se “tash po kërkohet një minimum i ruajtjes së vlerës reale të parasë”

Kujtojmë që sipas ASK-së, inflacioni vjetor në Kosovë deri në muajin gusht 2022, ka arritur në 13 për qind. Kjo rritje e inflacionit përkthehet me rritjen enorme të çmimeve të shumë produkteve ushqimore në Kosovë këtë vit. Ndërsa, në krahasim me korrikun 2022, inflacioni në gusht u rrit për 0.2 për qind. Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 13.0% në muajin gusht 2022, krahasuar me muajin gusht 2021.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *